Njoftim:

Fitues të pozicionit të punës specialist (ortofonist)  në Qendrën e Zhvillimit Tiranë janë:

1.Aurora Karaj

2.Blendisa Tabulla

……………………………………………..

Shërbimi Social Shtetëror në zbatim të V.K.M. Nr.542, datë 27.07.2005, “Për miratimin e statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, të ndryshuar, neni 17,  “Rekrutimi në punë”, shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

Specialist (Ortofonist):

Qëndra e Zhvillimit Tiranë

Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Specialiteti Psikomotricien.
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet.
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit.
  • Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm me përfituesit.
  • Të ketë njohuri mbi tipologjinë e shërbimeve dhe standartet e personave me aftësi të kufizuar.
  • Të ketë njohuri kompjuterike.
  • Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale.
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 09.09.2016, në sektorin e Burimeve Njerëzore pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim.

- Curriculum Vitae të detajuar.

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.

- Fotokopje të librezës së punës.

- Fotokopje të kartës së identitetit.

- Dëshmi penaliteti.

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen e tij shëndetësore.

- Çertifikata të kualifikimeve.

- Referenca pune.

Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në sektorin e Burimeve Njerëzore, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin “Aplikim për punësim”. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë.

Pas verifikimit paraprak në datën 15.09.2016 do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e vendit të punës.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lire të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën  www.sherbimisocial.gov.al