Fitues për këtë pozicion pune është : Andi Nushi

                                                                                             

Kandidatët e kualifikuar për intervistën : 

  • Sonila Qerolla
  • Andi Nushi
  • Enkel Myftaraj
  • Ernaldo Abazi
  • Lorena Ymeri
  • Afërdita Toska

Intervista zhvillohet ditën e Enjte,datë 15 Qershor ,në orën 10:00 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror.

 

                                                                                                                                                                                                                                 

 

Shërbimi Social Shtetëror në zbatim të V.K.M. Nr.542, datë 27.07.2005 “Për miratimin e statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, të ndryshuar, neni 17 “Rekrutimi në punë”, shpall konkurimin për vendë të lirë pune (provizor) zevëndësim leje lindje në pozicionin:

 

Specialist (Jurist)

Drejtoria Rajonale e SHSSH Tiranë

Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

 

  • Të jetë shtetas shqiptar,
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar,
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë niveli Bachelor në Shkencat Juridike,
  • Preferohet me eksperiencë pune,
  • Të ketë mesataren e notës mbi 7,
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit,
  • Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave,
  • Të ketë njohuri kompjuterike,
  • Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale,
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna,

 

 

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 09.06.2017, në sektorin e Burimeve Njerëzore pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

 

- Kërkesën për aplikim,

- Curriculum Vitae të detajuar,

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave,

- Fotokopje të librezës së punës,

- Fotokopje të kartës së identitetit,

- Dëshmi penaliteti,

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen e tij shëndetësore,

- Çertifikata të kualifikimeve,

- Referenca pune.

 

Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në sektorin e Burimeve Njerëzore, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin “Aplikim për punësim”. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë.

 

Pas verifikimit paraprak në datën 14.06.2017 do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

 

Konkurimi do të bazohet në njohuri mbi:

 

  1. Ligjin Nr.9355, datë 10.05.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar.
  2. Ligjin Nr.8098, datë 28.03.1996 “Për statusin e të verbërit”, i ndryshuar.
  3. Ligjin Nr. 8626, datë 22.06.2000 “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, i ndryshuar.
  4. Ligjin Nr.8153, datë 31.10.1996 “Për statusin e Jetimit”, i ndryshuar.
  5. Ligjin Nr.7889, datë 14.12.1994, “Statusi i invalidit”, i ndryshuar.

 

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lire të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën  www.sherbimisocial.gov.al