Kandidati fitues për këtë pozicion pune është :
- Mirsela Marashi
Kandidatët e kualifikuar për intervisën janë:
- Mirsela Marashi
Intervista do të zhvillohet ditën e Enjte,datë 15 Qershor,në orën 11:00 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror.
Shërbimi Social Shtetëror në zbatim të V.K.M. Nr.542, datë 27.07.2005 “Për miratimin e statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, të ndryshuar, neni 17 “Rekrutimi në punë”, shpall konkurimin për vendë të lirë pune në pozicionin:
Specialist (Jurist)
Drejtoria Rajonale e SHSSH Lezhë
Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar,
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar,
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë niveli Bachelor në Shkencat Juridike,
- Preferohet me eksperiencë pune,
- Të ketë mesataren e notës mbi 7,
- Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit,
- Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave,
- Të ketë njohuri kompjuterike,
- Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale,
- Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna,
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 09.06.2017, në sektorin e Burimeve Njerëzore pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim,
- Curriculum Vitae të detajuar,
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave,
- Fotokopje të librezës së punës,
- Fotokopje të kartës së identitetit,
- Dëshmi penaliteti,
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen e tij shëndetësore,
- Çertifikata të kualifikimeve,
- Referenca pune.
Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në sektorin e Burimeve Njerëzore, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin “Aplikim për punësim”. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë.
Pas verifikimit paraprak në datën 14.06.2017 do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri mbi:
- Ligjin Nr.9355, datë 10.05.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar.
- Ligjin Nr.8098, datë 28.03.1996 “Për statusin e të verbërit”, i ndryshuar.
- Ligjin Nr. 8626, datë 22.06.2000 “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, i ndryshuar.
- Ligjin Nr.8153, datë 31.10.1996 “Për statusin e Jetimit”, i ndryshuar.
- Ligjin Nr.7889, datë 14.12.1994, “Statusi i invalidit”, i ndryshuar.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lire të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al