Njoftim:
Kandidatët e kualifikuar për këto pozicione janë:
1.Ali Vataksi
2.Biolsi Demaj
3.Dhimitër Mitro
4.Dhionis Visari
5.Endrit Dizdari
6.Marjan Pjetri
Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 23 shkurt ora 12:00 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror.
_______________________________________________________________________________________________________________________________
Shërbimi Social Shtetëror në zbatim të V.K.M. Nr.542, datë 27.07.2005 “Për miratimin e statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, të ndryshuar, neni 17, “Rekrutimi në punë”, shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
Specialist IT në Sektorin e Shërbimeve Shoqërore në Drejtoritë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror:
Berat, Korçë, Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë
Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar.
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë Bachelor në Informatikë, Informatikë/Ekonomike, Shkenca Komjuterike, Inxhinjeri Elektronike .
- Të ketë eksperiencë pune mbi 1 vit.
- Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit.
- Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave.
- Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale.
- Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
- Të njohë legjislacionin e SHSSH.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 03.02.2017, në sektorin e Burimeve Njerëzore pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim,
- Curriculum Vitae të detajuar,
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave,
- Fotokopje të librezës së punës,
- Fotokopje të kartës së identitetit,
- Dëshmi penaliteti,
-Çertifikatë familjare,
- Vërtetim banimi,
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore,
- Çertifikata të kualifikimeve,
- Referenca pune.
Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në sektorin e Burimeve Njerëzore, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin “Aplikim për punësim”. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë.
Pas verifikimit paraprak në datën 10.02.2017, do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të ciat kanë të bëjnë me:
1.Njohuritë mbi sistemet kompjuterike dhe mbi instalimin, konfigurimin dhe riparimin e pajisjeve hardware;
2.Njohuritë mbi sistemet e operimit dhe funksionimin e rrjeteve;
3.Njohuritë mbi operimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve web based;
4.Njohuritë mbi sistemet operative: Microsoft Windows XP/vista,7,8.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lire të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al