Njoftim
Lista e fituesve për pozicionet e lira specialist (edukator) në Qendrën Kombëtare të Trajtimit të viktimave
të dhunës në Familje të cilat zhvilluan testimin në datën 02.06.2017 :
1. Migena Korro
2. Nazmije Tarja
NJOFTIM : Kandidatët e kualifikuar për pozicionin Specialist( Edukator) në Qendrën Kombëtare të Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje janë:
______________________________
Shërbimi Social Shtetëror në zbatim të V.K.M. Nr.542, datë 27.07.2005 “Për miratimin e statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, të ndryshuar, neni 17, “Rekrutimi në punë”, shpall konkurimin për dy vende të lira pune në pozicionet:
Specialist (edukator):
Qëndrën Kombëtare të Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje.
Kandidati që kërkon të punësohet në këto pozicione pune duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar.
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në degën, Mësuesi
- Të ketë mesataren e notës mbi 7.
- Preferohet me eksperiencë pune.
- Të ketë eksperiencë pune me fëmijët.
- Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit.
- Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm me përfituesit.
- Të ketë njohuri kompjuterike.
- Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale.
- Të mos jetë dhënë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 26.05.2017, në Sektorin e Shërbimeve të Brendshme pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim,
- Curriculum Vitae të detajuar,
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave,
- Fotokopje të librezës së punës,
- Fotokopje të kartës së identitetit,
- Dëshmi penaliteti,
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen e tij shëndetësore,
- Çertifikata të kualifikimeve,
- Referenca pune.
Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në sektorin e Burimeve Njerëzore, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin “Aplikim për punësim”. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë.
Pas verifikimit paraprak në datën 31.05.2017, do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri mbi:
1. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare”,
i ndryshuar.
2. Standardet e Shërbimeve të Përkujdesjes Shoqërore për Viktimat e Dhunës në Familje në Qëndrat Rezidenciale Publike dhe jo Publike .
3. Ligji nr. 18, datë 23.02.2017, “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës”.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.shërbimisocial.gov.al