Lënda: Mbi procedurat e rekrutimit për grupin pilot të Komisionit shumëdisiplinor të vlerësimit të aftësisë së kufizuar.

Mbështetur në nenin 4/32/ii të ligjit nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar, VKM nr. 16, datë 16.01.2019 “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2019, në njësitë e qeverisë qendrore”, i ndryshuar si dhe shkresave për publikim të vendeve të lira të punës:

- nr. 770 prot, datë 19.04.2019 “Njoftim për vend pune 5 (pesë) specialistë (mjekë), 8 orë/ditë me kontratë 6 (gjashtë) mujore,

- nr. 771 prot, datë 19.04.2019 “Njoftim për vend pune 5 (pesë) specialistë (punonjës social), 8 orë/ditë me kontratë 6 (gjashtë) mujore,

- nr. 772 prot, datë 19.04.2019 “Njoftim për vend pune 2 (dy) specialistë, 8 orë/ditë me kontratë 6 (gjashtë) mujore.

Ju informoj se,

Me VKM nr. 16, datë 16.01.2019 “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2019, në njësitë e qeverisë qendrore”, i ndryshuar, janë shtuar pozicionet e punës të sipërcituar me shkresat e mësipërme, të cilat janë shpallur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror dhe Agjencia e Prokurimit Publik.

Sa më lart, kërkesa të ardhur në SHSSH për aplikim për pozicionet e specialistit (mjek) janë vetëm 2 (dy). Ndërsa kërkesa për specialist (punonjës social)  janë 19 (nëntëmbëdhjetë), dhe për specialistë janë 4 (katër) kërkesa.

Duke qenë se me aplikimet e ardhura deri tani, nuk mund të krijohen grupet multidisiplinore për vlerësimin biopsikosocial të personave me aftësi të kufizuar, për shkak të mungesës së aplikimeve për mjek, procedura e rekrutimit të mbetet e hapur deri në paraqitjen e kandidatëve për të gjitha specialitetet.

Mungesa qoftë edhe e një specialisti e bën të pamundur fillimin e punës në këtë sektor.