Të nderuar Qytetarë,
Me qëllim ofrimin e shërbimit më të mirë ndaj Jush, ju informojmë se duke filluar nga data 1 Korrik 2014 për marrjen e librezave të statusit të verbërisë, para dhe tretraplegjisë dhe statusit të jetimit do të ndiqen procedurat në vijim:
1. Libreza e Statusit të të verbërit
Kur personi komisionohet apo rikomisionohet në KMP Verbërie pranë SHSSH-së, dosja, së bashku me librezën e statusit të të verbërit i dërgohet zyrtarisht njësisë vendore. Ju do ta tërhiqni librezën vetëm pranë njësisë vendore (administratori shoqëror).
2.Libreza e Statusit të paraplegji dhe tetraplegjisë
2.1 Kur personi komisionohet apo rikomisionohet në KMCAP rajonal (paraplegji/tetraplegji), dosja përcillet nga Drejtoria Rajonale në Drejtorinë e Përgjithshme të ShSSH-së me qëllim pajisjen e personit më librezën përkatëse. Ju do ta tërhiqni librezën vetëm pranë njësisë vendore (administratori shoqëror).
2.2 Kur librezave të paraplegji/tetraplegji i mbaron afati i specifikuar në të:
• të paktën një muaj përpara përfundimit të afatit të librezës, dosja e përfituesit të statusit së bashku me librezën e vjetër, dërgohet nga njësia vendore, zyrtarisht pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ShSSh-së.
Drejtoria e Përgjithshme përgatit librezën, plotëson dosjen dhe e dërgon atë zyrtarisht pranë njësisë vendore. Ju do ta tërhiqni librezën vetëm pranë njësisë vendore (administratori shoqëror).
3. Libreza e Statusit të jetimit
3.1 Aplikimi për përfitimin e statusit të jetimit bëhet nga individët e interesuar pranë Drejtorisë Rajonale të SHSSH-sw ku ju keni vendbanimin. Drejtoria Rajonale kërkon plotësimin e dosjes në përputhje me ligjin dhe e dërgon në rrugë zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të SHSSH-së.
3.2 Në përputhje me Vendimin e Komisionit të SHSSH-së, Drejtoria e Përgjithshme i kthen Drejtorisë Rajonale librezat e personave që komisioni ka vlerësuar si përfitues të statusit të jetimit. Përfituesi e tërheq librezën pranë Drejtorisë Rajonale ku ka dorëzuar aplikimin.
3.3 E njëjta procedurë e përshkruar në pikën 3.1 dhe 3.2 ndiqet dhe për rinovimin e librezës së statusit të jetimit.
Lutemi që për çdo problem apo informacion të mëtejshëm të komunikoni drejtpërdrejt me Shërbimin Social Shtetëror:
Tel: (00355) 044 503 800
E mail: info@sherbimisocial.gov.al
Adresa: Rr.”Durrësit”, Nr. 83, Tiranë
www.sherbimisocial.gov.al