NJOFTIM

 

Njoftojmë gjithë të interesuarit që për shkak të rikonstruksionit që do të kryhet në Shtëpinë e Fëmijës Shkollore “Zyber Hallulli” në Tiranë , kërkojmë të marrim një objekt me qera, objekt në të cilin do të vendoset i gjithë aktiviteti i kësaj shtëpie për gjithë periudhën e domosdoshme të punimeve.

Objekti duhet të përmbushë këto kritere:

  1. Të ndodhet në Tiranë;
  2. Të ketë pranë linja të transportit publik, në mënyrë që të jetë lëhtësisht i arritshëm nga stafi përkujdesës;
  3. Objekti të mos ketë asnjë problem pronësie, shlyerje të taksave apo detyrimeve të tjera ndaj shtetit duke iu referuar vetëdeklarimit të pronarit të objektit;
  4. Objekti të jetë i mirëmbajtur, pa asnjë problem të rrjetit hidraulik dhe elektrik, izolimit të tarracës apo të mureve;
  5. Të jetë në një zonë ku shumë pranë pranë objektit  të ndodhet të paktën një shkollë publike  9- vjeçare të cilën mund ta frekuentojnë fëmijët gjatë periudhës që do të jenë aty;
  6. Të ketë një fuqi të instaluar jo më pak se 100 kv;
  7. Të ketë një sipërfaqe oborri jo më pak se 600 m2;
  8. Të ketë sallë për aktivitete me sipërfaqe jo më pak se 100 m2;
  9. Të ketë jo më pak se katër salla studimi me sipërfaqe jo më pak se 50 m2;
  10. Të ketë jo më pak se dymbëdhjetë tualete dhe dymbëdhjetë dushe;
  11. Të ketë jo më pak se tetë dhoma gjumi me kapacitet  për jo më shumë se pesë shtretër;
  12. Të ketë jo më pak se pesë zyra;
  13. Të ketë  një lavanteri me kapacitet jo më pak se katër lavatriçe;
  14. Të ketë jo më pak se dy magazina me sipërfaqe jo më të vogël se 50 m2;
  15. Të ketë  një kuzhinë me sipërfaqe jo më të vogël se 30m2;
  16. Të ketë një ambient për konsumimin e ushqimit pranë kuzhinës jo më pak se 80 m2;
  17. Të ketë një kabinë për rojen e institucionit;
  18. Të ketë një ambient për paisjet e mirëmbajtjes së institucionit;
  19. Të ketë një ambient për sanitaret e institucionit;
  20. Të ketë vend për parkimin e të paktën pesë makinave;
  21. Të mos ketë nevojë për ndërhyrje në strukturë për të përshtatur objektin me nevojat e institucionit.

 

Të gjitha ofertat të shoqëruara edhe me çmimin e ofertës, do t’i drejtohen për shqyrtim  Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror në afatin kohor  26.08.2024-30.08.2024.

Publikuar me 26.08.2024