Në mbështetje të Vkm nr. 159, datë 12.3.2022 “Për mbështetjen financiare të disa kategorive të veçanta për zbutjen e efekteve të ndikuara nga lufta në Ukrainë” Shërbimi Social Shtetëror ka bërë të mundur kalimin e fondeve për mbështetjen financiare të personave që përfitojnë nga Skema e Ndihmës Ekonomike dhe Aftësisë së Kufizuar”.

 

Çdo qytetar përfitues nga këto dy skema mund t’i drejtohet në çdo kohë Postës Shqiptare/Bankave të Nivelit të Dytë për të tërhequr pagesën prej 3000 lekësh.