Çdo  fëmijë ka të drejtë të rritet në një mjedis familjar, në një atmosferë gëzimi, dashurie dhe mirëkuptimi për te patur një zhvillim të plotë dhe harmonik të personalitetit.

Ne sot, festuam 1 Qershorin si një familje e madhe.

Bashkë me fëmijët e Qendrës së Zhvillimit “Pëllumbat”, me fëmijët e Qendrës Tranzitore të Emergjencës, të ‘Zyber Hallullit” dhe të qendrave të tjera që menaxhohen nga Shërbimi Social Shtetëror.

Për fëmijët kjo ditë është festë, për ata që punojnë në Shërbim Social është një ditë reflektimi e angazhimi për më shumë përpjekje për tu mundësuar fëmijëve atë që kanë nevojë më shumë: familjen!