Shkarkoni===>STATUTI I SHËRBIMIT SOCIAL SHTETËROR

Shërbimi Social Shtetëror ka për mision zbatimin e politikave, legjislacionin e ndihmës ekonomike, pagesës për personat me aftësi të kufizuar dhe shërbimeve shoqërore në të gjithë vendin për :

  • 29 Institucione të Përkujdesit Shoqëror,
  • 12 Drejtori Rajonale,
  • Administrata Qendrore e Shërbimit Social Shtetëror si edhe,
  • 61 njësi të qeverisjes vendore.

Këtë mision e realizon nëpërmjet:

  • Administrimit të Shërbimeve Shoqërore për individët në nivel kombëtar;
  • Programimit dhe detajimit të fondeve te ndihmës ekonomike;
  • Programimit dhe detajimit të fondeve te pagesës për personat me aftësi të kufizuar;
  • Programimit dhe detajimit të fondeve per shërbimet shoqërore;
  • Kontrollit te zbatimit të legjislacionit dhe përdorimit të fondeve buxhetore për ndihmën; ekonomike, pagesën e personave me aftësi të kufizuar dhe shërbimet e shoqërore;
  • Administrimit të Regjistrit Elektronik Kombëtar për aplikantët dhe përfituesit e ndihmës ekonomike, të pagesës së aftësisë së kufizuar dhe të shërbimeve të përkujdesit shoqëror;
  • Monitorimit të standardeve të shërbimeve sociale në nivel kombëtar.

Mbulon shpenzimet për financimin e:

  • Familjeve të skemës së Ndihmës Ekonomike;
  • Kompensimit të pagesave të Personave me Aftësi të Kufizuar;
  • Shërbimit në institucionet e kujdesit social;
  • Shpenzimeve administrative për Administratën Qendrore;
  • Shpenzimeve administrative për Drejtoritë Rajonale;
  • Shpenzimeve për investime.

Financohet nga:

  • Kontributet e buxhetit të shtetit;
  • Kontributet e pakta nga donacione e sponsorizime.

ALOKIMI I FONDEVE BUXHETORE

Institucionet për të cilat alokohen fondet:

  • Institucionet e përkujdesit;
  • Drejtoritë Rajonale;
  • Administrata e Shërbimit Social Shtetëror;
  • Njësitë administative për Ndihmë Ekonomike dhe PAK.

TREGUESIT PËR DETAJIMIN E FONDEVE

Institucionet e përkujdesit

  • Numri i përfituesve të vendosur në institucionet rezidenciale;
  • Numri i përfituesve të vendosur në institucione ditore;
  • Numri i përfituesve që përfitojnë kuotë vetjake;
  • Ditët e qendrimit në institucion për rezidencialët 365 ditë dhe ditorët 269 ditë;
  • Masa e kuotës ushqimore dhe vetjake.

Drejtoritë Rajonale

  • Numri i kontrolleve për të gjitha njësitë vendore;
  • Numri i kontrolleve dy herë, për njësitë më problematike;
  • Përdorimin e drejtë të fondeve të akorduara në cash;
  • Shpenzime për udhëtime dhe dieta;
  • Shërbime të tjera si energji elektrike, shërbime postare e telefonike.

Administrata e Shërbimit Social Shtetëror

  • Numri i kontrolleve për 12 Drejtoritë Rajonale, 29 Institucionet e Përkujdesit si edhe disa nga njësitë vendore;
  • Numri i kontrolleve dy herë, për njësitë më problematike;
  • Shpenzime për udhëtime e dieta brenda dhe jashtë vendit;
  • Shërbime të tjera si energji elektrike, shërbime postare e telefonike;
  • Karburant, siguri, kancelari etj.

Për Ndihmë Ekonomike

  • Vlerësimin social-ekonomik të  gjëndjes së familjes apo anëtarëve të saj;
  • Struktura e familjeve dhe grupet përfituese sipas treguesve të njësive të pushtetit vendor;
  • Masa plotë e përfitimit të ndihmës ekonomike sipas strukturës për çdo familje përfituese dhe për çdo grup përfituesish;
  • Masa e ndihmës ekonomike mujore të pjesshme, duke zbritur vlerësimin e të ardhurave;
  • Fondet faktike të shpenzuara për çdo dy-mujor paraardhës, i cili ka shërbyer për planifikimin e dy-mujorit pasardhës.

Për PAK

  • Personat e paaftë të lindur ose të bërë gjatë jetës;
  • Personat e verbër;
  • Paraetetraplegjikët;
  • Invalidët e punës;
  • Shkallëzimin në % të kategorive përfituese;
  • Kompensimet e energjisë dhe telefonisë fikse për kategoritë e të verbërve dhe paraetetraplegjikeve;
  • Masa e përfitimit për çdo kategori si dhe numri i personave me aftësi të kufizuar sipas të dhënave të ardhura nga njësitë vendore;
  • Fondet faktike të shpenzuara për çdo dy-mujor paraardhës, të cilët kanë shërbyer për planifikimin e dy-mujorit pasardhës.

 

 


IPSH dhe aktivitetet
Shërbimi Social Shtetëror realizon vazhdimisht aktivitete në institucionet e përkujdesit shoqëror. Ditët e shënuara në kuadër të së cilave realizohen akivitete janë:

8 Mars – Dita Ndërkombëtare e Gruas
21 Mars – Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racial
2 Prill- Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin mbi Autizmin
15 Maj – Dita Ndërkombëtare e Familjes
1 Qershor – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
30 Qershor – Dita Botërore Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore
19 Gusht – Dita Ndërkombëtare e Humanizmit
1Tetor – Dita Ndërkombëtare për të Moshuarit
17 Tetor – Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Varfërisë
18 Tetor – Dita Ndërkombëtare kundër trafikimit të qenieve njerëzore
20 Nëntor – Dita Botërore e të Drejtave të Fëmijëve
28 Nëntor – 100 Vjetori i Çeljes se Strehës Vorfnore “Zyber Hallulli”
25 Nëntor – 10 Dhjetor – Ditët e aktivizimit kundër dhunës ndaj gruas
3 Dhjetor – Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara
10 Dhjetor – Dita e të Drejtave të Njeriut
28 Dhjetor – 28 festa në 28 institucione nën moton “Festat Duan Dashuri”

Untitled Document

PAGESA

Informacion për skemën e Ndihmës Ekonomike dhe Pagesat për Aftësinë e Kufizuar.





SHERBIME

Informacion dhe udhëzime për Rrjetin e Institucioneve të Përkujdesit Social.






REGJISTRI ELEKTRONIK KOMBETAR

Informacion për projektin pilot të modernizimit të NE në tre qarqe pilot: Tiranë, Durrës dhe Elbasan.