Ministri Klosi inaguroi ambientet e restauruara të Qendrës Tranzitore të Emergjencave në Tiranë, ku aktualisht akomodohen 41 familje rome dhe egjiptiane, me rreth 170 anëtarë, nga të cilët 80 janë fëmijë.

Ndërhyrjet e fundit në infrastrukturën e kësaj qendre mundësojnë kushte më të mira jetese në 10 njësi banimi, shërbime sanitare të përmirësuara, kënde lojërash dhe sportive për fëmijë.

Faleminderit Bashkimit Europian për financimin dhe UNDP-së për zbatimin e projektit “Mbështetje për Përfshirjen Sociale të Komuniteteve Rome dhe Egjiptiane”, që mundësuan përmirësimin e infrastukturës së Qendrës.