

Tiranë, 14 maj 2014- Shërbimi Social Shtetëror ka ofruar mbrojtje dhe përkujdesje për 319 fëmijë dhe gra në situatë rreziku që nga tetori I vitit të kaluar deri në fund të prillit 2014. Gjithsej janë 155 raste te grave/vajzave ku perfshihen gra/vajza te cilave u jane ofruar shërbime alternative në komunitet dhe gra te cilat ndodhen me femije ose vetëm ne streheza. 11 ose 1/3 e grave /vajzave të strehuara në strehëzat kundër dhunës janë punësuar, ndërsa për 65% të tyre janë ofruar shërbime alternative në komunitet. Drejtoritë Rajonale të Shërbimit Social , pas trajnimeve të organizuara nga Drejtoria e Përgjithshme, kanë vënë në zbatim modelin e ri të menaxhimit të rasteve dhe kanë raportuar numër në rritje rastesh të menaxhuara , ku bie në sy DR Gjirokastër me 20 raste, Durrësi dhe Tirana më 11 raste përkatësisht.
Nga ana tjetër, 164 fëmijë në situatë rreziku janë marrë në përkujdesje nga Shërbimi Social shtetëror ku perfshihen edhe femije te komunitetit rom/egjiptian. Nga këta 85% janë trajtuar me shërbim alternativ pranë familjes, në përputhje me strategjinë e Shërbimit Social për sa më pak fëmijë në institucione përkujdesi dhe gjetjen e rrugëve më të mira për fuqizimin e familjeve. Rastet më të shumta I ka patur Berati (17), Shkodra (14) dhe Gjirokastra (10).
“Kemi synuar që SHSSH të marrë rol më aktiv në adresimin e problematikave sociale, duke ofruar një model të ri në menaxhimin e rasteve që ka në themel bashkëpunimin me aktorët e tjerë: pushtetin lokal, shoqërinë civile, familjen dhe individët, pasi kjo është rruga e vetme për të ofruar një mbrojtje sociale të plotë dhe dinjitoze”, – thotë Drejtoresha e Përgjithshme Etleva Bisha.” Ne menaxhojmë një rrjet institucionesh të përkujdesjes sociale, por puna jonë e parë është parandalimi I institucionalizimeve të panevojshme, në mënyrë që individi të zhvillohet në mjedisin e vet familjar e komunitar.”
Ndërkohë, Shërbimi Social Shtetëror po punon për të përcaktuar strukturën e stafit në institucionet e përkujdesit në mënyrë që të ofrohen shërbimet cilësore në përputhje me standartet e miratuara.