Një cikël trajnimesh, i mundësuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) në Shqipëri në kuadër të programit “Mbështetja e Kombeve të Bashkuara për përfshirjen sociale në Shqipëri” i financuar nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim, mbështet Qeverinë Shqiptare, Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Shërbimin Social Shtetëror për të rritur kapacitetet e: pikave të kontaktit për çështje të aftësisë së kufizuar në Qeverisje të nivelit qëndror dhe vendor, stafit te Shërbimit Social Shtetëror në nivel rajonal, stafit profesionist dhe atij mbështetës në qëndrat ditore dhe rezidenciale që ofrojnë shërbime për personat me aftësi të kufizuara.
SHSSH në bashkëpunim me FSHDPAK, është duke zhvilluar në Tiranë, ciklin e dyte te trainimit 2 ditor me stafin kujdestarë të qëndrave ditore dhe rezidenciale, të Tiranës, Durrësit, Korçës dhe Shkodrës me fokus një formim të përgjithshëm mbi qasjet e reja, por më e rëndësishmja mbi teknika të punës direkte me personat me aftësi të kufizuara në këto institucione.
Ne ciklin e parë të trainimit është trajnuar i gjithë stafi profesional i qendrave ditore dhe rezidenciale në të gjithë Shqipërinë. Janë trajnuar drejtuesit, punonjësit social, psikologu, mjeku, ortofonisti, fizioterapisti, logopedisti, edukatori social, infermieri etj, për 20 qendrat ditore e rezidenciale.Ndërsa në ciklin e dytë po trainohen të gjithë kujdestarët e qendrave të zhvillimit.