Duke nisur prej datës 26.08.2021, njoftojmë se bonusi i bebes për fëmijët e lindur jashtë shtetit dhe në strukturat spitalore private do të shpërndahet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror sipas qarqeve. Adresat ku do mund të merrni këtë shërbim janë:
1. Drejtoria Rajonale e SHSSH Tiranë – Rruga: Rifat Bodinaku pas Ministrisë së Jashtme;
2. Drejtoria Rajonale e SHSSH Durrës – Rruga: ”Aleksander Goga”, lagjia 11, përballë Gjykatës;
3. Drejtoria Rajonale e SHSSH Elbasan – Lagjia “Kongresi i Elbasanit” pallati 35, hyrja nr 3;
4. Drejtoria Rajonale e SHSSH Berat – Lagjia “30 vjetori” Berat;
5. Drejtoria Rajonale e SHSSH Korçë – Ish menca e Parkut të Mallrave Korçë;
6. Drejtoria Rajonale e SHSSH Kukës – Lagja Nr. 2, rruga “Dituria”, prapa Hotel Gjallicës;
7. Drejtoria Rajonale e SHSSH Dibër – Bulevardi Elez Isufi;
8. Drejtoria Rajonale e SHSSH Shkodër – Lagjia “Qemal Stafa”, rruga Zogu i Parë;
9. Drejtoria Rajonale e SHSSH Fier – Lagjia “Kastrioti” Fier;
10. Drejtoria Rajonale e SHSSH Gjirokastër – Qafa e Pazarit;
11. Drejtoria Rajonale e SHSSH Vlorë – Sheshi 4 Heronjtë, pranë Bashkisë Vlorë;
12. Drejtoria Rajonale e SHSSH Lezhë – Rr. Luigj Gurakuqi, kati i 2-të, përballë Prefekturës, Lezhë.
Pagesat do të ekzekutohen në çdo bankë Credins. Dokumentacioni për tërheqjen e bonusit nga njëri prej prindërve është:
* Certifikatë personale e bebit, me shënimin për bonusin e bebes;
* Certifikatë familjare, me shënimin për bonusin e bebes;
* Fotokopje e dokumentit të identifikimit të të dy prindërve;
* Në rastet kur çeku do të tërhiqet nga një familjar kërkohet pajisja me prokurë të posaçme për tërheqjen e çekut të bebes.
Bonusi i bebes tërhiqet derisa fëmija të mbushë 1 vjeç.