Ministri i Mrëqenies Sociale dhe Rinisë, Z. Blendi Klosi, festoi 1 Qershorin në Durrës mes fëmijëve me aftësi të kufizuara të Qendrës së Zhvillimit Rezidencial dhe Shkollës Speciale Durrës.

“Jam i lumtur që ditën e parë si Ministër ta kaloj me një grup fëmijësh që kanë nevojë për mbështetjen e shtetit. Këta janë fëmijë si fëmijët tanë.

Më vjen mirë që Qendra e Zhvillimit Rezidencial e fëmijëve në Durrës e ka menduar që këtë festë ta ndajë bashkë me fëmijët me aftësi të kufizuar dhe Ministria e Mirëqënies Sociale do të  jetë gjithmonë në krah të tyre.” – u shpreh Ministri Klosi.

Në vijim të vlerësimit pozitiv të përcjellë nga një prej prindërve të fëmijëve për Qendrën e Zhvillimit Durrës, Ministri Klosi u shpreh se:

“Qendrat rezidenciale dhe të shërbimeve publike si kjo e Durrësit kane patur një përmirësim të ndjeshëm.Shumë kemi ende për të bërë për të rritur cilësinë e shërbimeve dhe performancën.Vlerësimi i performancës së tyre do të bëhet nga vetë prindërit, ndaj ndjehem mirë kur dëgjoj që prindërit vlerësojne punën e bërë nga stafi i qendrave.”