

Marigleni është një nga djemtë tanë të Shtëpisë-Familje 16-18 vjeç Shkodër, i cili tashmë mbushi 18 vjeç dhe sipas ligjit duhet të largohet nga institucioni.
Në kuadër të de-institucionalizimit Marigleni doli nga institucioni dhe po integrohet me sukses në shoqëri. Me mbështetjen e Kishës Ungjillore Delvinë dhe Oratorit “Don Bosko” Shkodër do të mbulohet pagesa e qirasë së shtëpisë ku do të banojë Marigleni.
Gjatë qëndrimit në institucionin tonë Marigleni ka ndjekur shkollën dhe një kurs profesional që do ta ndihmojë të integrohet në tregun e punës. Kujtojmë se Marigleni ka punuar me kontratë të rregullt pune edhe gjatë kohës së qëndrimit në institucion.
Mariglen fat të mbarë, të urojmë më të mirat!