

Në ditën e të moshuarve Ministri Blendi Klosi dhe Drejtoresha e Përgjithshme e SHSSH znj.Etleva Bisha vizituan Shtëpinë e të moshuarve në Shkodër. Nxënësit e Arsimit dhe Formimit Profesional të këtij qyteti, u vunë sot në shërbim të të moshuarve, duke iu gatuar dhe kryer shërbime estetike. Të moshuarve iu dhuruan lojëra shahu e domino, veshje të qepura posacërisht për të moshuarit nga nxënësit e arsimit profesional. Ministri Klosi duke kujtuar detyrimin e shtetit dhe shoqërisë për tua bërë më të lehtë pleqërinë, deklaroi se qeveria do të rrisë pensionet, përmes riindeksimit të tyre. Ministri Klosi në mënyrë simbolike vuri tullën e parë të rikonstruksionit të Shtëpisë së të Moshuarve Shkodër, investim i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, prej 250 milonë lekësh. Investime po nisin paralelisht edhe në Shtëpitë e të Moshuarve në Polican dhe Palasë. ” Të moshuarit, janë cdo ditë nën vëmendjen dhe përkujdësin e ministrisë dhe qeverisë” – deklaroi ministri Klosi, duke ju uruar nga Shkodra të moshuarit në ditën e tyre.