Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Social Shtetëror znj. Reme Xholi e shoqëruar nga znj. Edona Bilali dhe miq e dashamirës të tjerë  kaluan  disa momente me gjyshërit tanë të Shtëpisë së të Moshuarve Shkodër.

Festimet tona u mbështeten me shumë dashuri nga këngëtarja Rezarta Smaja dhe grupi i saj muzikor, si edhe këngëtari shumë i dashur për publikun Luiz Ejlli, të cilët elektrizuan atmosferën në oborrin e shtëpisë tonë të madhe. Gjyshërit tanë janë në fokus të punës dhe përkujdesit tonë çdo ditë, 1 Tetori është vetëm një ditë mes 365 ditëve të përkujdesit për të dhënë mesazhet e dashurisë dhe përulësisë ndaj gjyshërve.