Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror në Gjirokastër  ka denoncuar në Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër Kryetarin e Këshillit të Komunës Krahës, 16 anëtarët e Këshillit dhe administratorin e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar me motivacionin e shëprdorimit të detyrës dhe shkaktim dëmi ekonomik. Pas kontrollit të ushtruar për periudhën korrik 2012-dhjetor 2013, u konstatuan shkeljet e mëposhtëme:

  • 162 familje në komunën Krahës janë trajtuar në kundërshtim me VKM nr.787 datë 14.12.2005 “Për përcaktimin e kritereve të proçedurave dhe të masës së ndihmës ekonomike” të ndryshuar me VKM nr.96, dt.07.02.2011, me Udhëzimin nr.338/3, datë 10.03.2006, duke shkaktuar dëm ekonomik shtetit prej prej 507.200 lekesh vetëm për muajin dhjetor të vitit 2013.
  • 22 familje trajtohen me Vendim Këshilli, në kundërshtim me VKM nr.787 datë 14.12.2005 “Për përcaktimin e kritereve të proçedurave dhe të masës së ndihmës ekonomike” të ndryshuar me VKM nr.96, dt.07.02.2011, me Udhëzimin nr.338/3, datë 10.03.2006, duke shkaktuar një dëm ekonomike në masën 345 900 lekë për periudhën janar-shtator 2013.
  • 14 raste me mangësi në dokumenta ligjore në kundërshtim me me VKM nr.618, date 07.09.2006 “Për përcaktimin e kritereve të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuar”,
  • 24 raste tek invalidët e punës pa dokumentacionin e duhur ligjor në kundërshtim me VKM nr.869, datë 18.06.2008 « Për zbatimin e Ligjit nr.7889 datë 14.12.1994 « Për statusin e invalidit » pika 18.

Veprimet e mësipërme ngarkojne me përgjegjësi Administratorin e ndihmës ekonomike dhe të aftësisë së kufizuar të Komunës Krahës, Kryetarin dhe anëtarët e Këshillit të Komunës, për të cilët është depozituar kallëzim penal në Prokurori nga Drejtoria Rajonale e SHSSH.

Që nga muaji tetor i vitit të kaluar, janë nxjerrë nga skema 10478 familje që përfitonin në mënyrë të padrejtë ndihmë ekonomike dhe 1100 raste të aftësisë së kufizuar. Shërbimi Social Shtetëror vazhdon kontrollet e skemës së ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar në të gjithë vendin.