Në Shqipëri funksionon një rrjet institucionesh të përkujdesit shoqëror të cilat ofrojnë shërbime për kategoritë në nevojë. Këto institucione janë publike dhe jo publike. IPSH-të publike financohen nga shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror ose bashkive dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal

IPSH të cilat administrohen nga ShSSh:

  • Shtëpia e Fëmijës 0-6 vjeç “Hannah dhe Rozafa” -Tiranë                                        Shkarkoni==>Organikën
  • Shtëpia e Fëmijës  “Zyber Hallulli”- Tiranë                                                               Shkarkoni==>Organikën
  • Shtëpia e Fëmijës 16-18 vjeç -Shkodër                                                                         Shkarkoni ==>Organikën
  • Shtëpia e të Moshuarve Tiranë                                                                                     Shkarkoni==>Organikën
  • Shtëpia e të Moshuarve Shkodër                                                                                  Shkarkoni==>Organikën
  • Shtëpia e të Moshuarve Palasë                                                                                      Shkarkoni==>Organikën
  • Qendra Polivalente Ditore për të Moshuar- Kamëz                                                  Shkarkoni==>Organikën
  • Qendra e Zhvillimit për PAK “Pëllumbat”- Tiranë                                                   Shkarkoni==>Organikën
  • Qendra e Zhvillimit për PAK Rezidencial- Durrës                                                    Shkarkoni==>Organikën
  • Qendra Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit                                               Shkarkoni==>Organikën
  • Qendra Kombëtare e Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje                        Shkarkoni==>Organikën
  • Qendra Kombëtare Tranzitore e Emergjencave -Tiranë                                            Shkarkoni==>Organikën

IPSH publike të cilat  administrohen nga Bashkitë:

  • Shtëpia e Fëmijës 0-5 vjeç, Durrës, Korçë, Shkodër, Vlorë
  • Shtëpia e Fëmijës 6-15 vjeç, Shkodër, Sarandë
  • Shtëpia e të Moshuarve Fier
  • Shtëpia e të Moshuarve Gjirokastër
  • Shtëpia e të Moshuarve Kavajë
  • Qendra Polivalente Rezidenciale Poliçan
  • Qendra Ditore për të Moshuar Sarandë
  • Qendra e Zhvillimit për PAK Korçë
  • Qendra e Zhvillimit për PAK Shkodër
  • Qendra e Zhvillimit për PAK Vlorë
  • Qendra Ditore Atelie për PAK Korcë
  • Qendra Ditore Atelie për PAK Lezhë

IPSh-të jopublike menaxhohen nga OJF-të dhe liçencohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Shërbimi Social Shtetëror kryen monitorimin e standardeve të IPSH-ve publike dhe jopublike në mënyrë të vazhdueshme dhe paraqet rekomandimet për përmirësimin e standardeve. Përfituesit e shërbimeve shoqërore sipas Ligjit Nr.121/2016 “Ligji për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë“, janë:

  • Fëmijët
  • Fëmijë e të rinjtë me PAK deri në moshën 21 vjeç
  • Të moshuarit
  • PAK
  • Gratë / Vajzat në nevojë
  • Të gjithë ata që janë në rrezik dhe që bëjnë pjesë në grupet në nevojë

Untitled Document

PAGESA

Informacion për skemën e Ndihmës Ekonomike dhe Pagesat për Aftësinë e Kufizuar.





SHERBIME

Informacion dhe udhëzime për Rrjetin e Institucioneve të Përkujdesit Social.






REGJISTRI ELEKTRONIK KOMBETAR

Informacion për projektin pilot të modernizimit të NE në tre qarqe pilot: Tiranë, Durrës dhe Elbasan.