Shërbimi Social Shtetëror është angazhuar intensivisht në procesin e suksesshëm të de-institucionalizimit të përfituesve të shërbimeve. Po vendosim si objektiv që çdo ditë për ne të regjistrojë një rast suksesi të ri.

Adi merr shërbime në Shtëpinë e të Rinjve 16-18 vjeç Shkodër. Ai ndjek arsimin profesional në Hoteleri-Turizëm dhe së fundmi u ndërmjetësua për një punë që përputhet me fushën e tij të studimit.

Kujtojmë se Adi pas disa muajsh mbush 18 vjeç dhe tashmë do jetë gati për t’ia dalë vetë!

Punë të mbarë Adi nga Shërbimi Social!