Luftëtari është përfitues i shërbimeve tona pranë Qendrës së Zhvillimit Rezidencial Durrës. Sot në kemi bërë një tjetër hap të sigurt për të ardhmen. Luftëtari filloi kursin profesional për t’u bërë mekanik në Qendrën e Formimit Profesional Publik Durrës.

Ne po bëjmë përpjekje maksimale që të gjithë përfituesit tanë të kenë një të ardhme më të mirë dhe t’i ndërmjetësojmë në tregun e punës pas përfundimit me sukses të kurseve profesionale.