Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” dhe Urdhërit nr. 299, datë 08.05.2020 “Për shtrirjen e sistemit të vleresimit bio-psiko-social të aftësisë së kufizuar dhe krijimin e infrastrukturës së nevojshme në qarqet Durrës dhe Elbasan”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për:
3 (tre) Mjek, 8 orë/ditë me kontratë deri në fund të vitit 2020 në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Durrës.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:
• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Mjekësisë;
• Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale;
• Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda dates 22.06.2020, në Drejtorinë Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV);
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Çertifikatë familjare;
- Vërtetim banimi;
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
- Çertifikata të kualifikimeve;
- Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 24.02.2020, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
1. Ligji Nr. 57/2019, “ Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”;
2. V KM Nr.277 datë 18.6.1997, “Për përfitimet nga statusi i të verbrit”, i ndyshuar.
3. Vendimi nr. 431, datë 08.06.2016 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit, procedurave dhe të masës për përfitimin e pagës së aftësisë së kufizuar e të ndihmësit personal dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre në zonat pilot”, i ndryshuar.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al