Mes emocionesh të panumërta zhvilluam festimet për Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Kjo ditë është dita kulmore e vitit lidhur me punën e palodhshme që bëhet çdo ditë për përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me aftësi ndryshe dhe krijimin e mundësive për integrimin e tyre në shoqëri.
Këtë vit lançuam Nismën “Më jep një shans” ku fëmijët me aftësi ndryshe të 9 Qendrave të Zhvillimit në Shqipëri hapën përpara nesh të gjithë botën e tyre me ngjyra në një panair të dedikuar për punimet e tyre.
Me mbështetjen dhe partneritetin e miqve të familjes së Shërbimit Social Shtetëror do të zhvillojmë në të ardhmen programe bashkëpunimi për zhvillimin e mëtejshëm të talenteve të këtyre fëmijëve jo vetëm në pikturë dhe punime dore, por edhe në sporte
Një falenderim shumë të veçantë për stafet tona të shërbimeve sociale të cilët bëjnë një punë të mrekullueshme me fëmijët, MSHMS, Organizatës “Shpresë për Botën” dhe organizatave të tjera partnere.
Bashkë jemi më të fortë!