

Në datë 8 dhjetor 2016 u organizua Konferenca Përmbyllëse e 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës. Në kuadër të projektit “Fushatë mediatike ndërgjegjësimi: #ShtoZërinTënd”, që FGE po zbaton, mbështetur nga Agjensitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, me fonde të Qeverisë Suedeze, zbatuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, dhe në parteritet me aktorët lokalë dhe Drejtoritë Rajonale në nivel vendor. Boshti kryesor i këtyre ditëve ka qenë ndërgjegjësimi ndaj fenomenit të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Në këtë konferencë u prezantuan praktikat e mira të punës nga institucionet që ofrojnë shërbime të drejtëpërdrejta për viktimat e dhunës në familje si Këshilli I Qarkut Elbasan, Bashkia Elbasan, Drejtoria Rajonale e SHSSH Elbasan, Drejtoria e Policisë Elbasan, Gjykata Elbasan, etj. #shtozërintënd #unezgjedhtejetojpadhune #orangetheworld #16days