Ministria e Brendshme/Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin dhe Koalicioni Kombëtar i Strehëzave Antitrafik, në kuadër të Muajit të Luftës kundër Trafikimit të Personave organizuan sot me 18 Tetor 2017 Konferencën Kombëtare kundër Trafikimit të Personave  #BASHKË MUNDEMI! # NDALOJMË TRAFIKIMIN!

Në konferencë mori pjesë Zv/drejtoresha e Përgjithshme e SHSSH, Znj. Lida Leskaj e cila në fjalën e saj theksoi rendësinë që ka bashkëpunimi dhe bashkërendimi i veprimtarisë ndërmjet aktorëve publik dhe jo publik, ndarja e roleve dhe marrja e përgjegjësive përkatëse, për të arritur një qasje efikase dhe të harmonizuar në mbrojtjen e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, për shkatërrimin e skllavërise së re, që grupe të caktuara të krimit kërkojnë të vendosin mbi gra, vajza e fëmijë që ndodhen në situatë vulnerabël.

Gjithashtu ajo nënvizoi se nuk do të kishim sukses në këtë “betejë” pa mbështetjen dhe përfshirjen e të gjithë shoqërisë. Prandaj punonjësit e ShSSh nuk presin muajin tetor por e bëjnë këtë punë çdo ditë të vitit, me çdo individ dhe familje që takojnë, nëpërmjet programeve të mbrojtjes sociale duke ndihmuar individë apo familje për të dalë nga gjendja e vulnerabilitetit, duke synuar të parandalojnë kalimin e gruas vajzës apo fëmijës në Viktimë trafikimi, apo duke i dhënë atyre mbështetje dhe mbrojtje të specializuar deri në riintegrimin e plotë në shoqëri”.

Në aktivitet mbajtën fjalë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, Ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vlahutin, Ambasador i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt, Donatella Bradic Drejtuese për Projektet Rajonale të IOM etj.

Roli i SHSSH në trajtimin e VT lidhet jo vetem me identifikimin por edhe me mbrotjen e viktimave.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror dhe 12 Drejtoritë  Rajonale të Shërbimit Social në 12 Qarqe, janë të përfshirë  drejtpërdrejt në proçesin e identifikimit dhe referimit të VT.