Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror është e bindur për vlerën e pazëvendësueshme të vullnetarëve në institucione. Ne kemi synim zgjerimin e rrjetit komunitar të shprehjes së humanizmit dhe forcimin e bashkëpunimit me komunitetin, zgjerimin e hapësirave të shërbimit dhe krijimin e partneriteteve me të “tretët”. Duke besuar se kontributi i vullnetarëve e bën më të mundur afrimin e natyrës së institucionit rezidencial me kushtet e komunikimit familjar, kemi hartuar Programin e Bashkëpunimit të Integruar të Strukturave Sociale dhe Individëve që kanë dëshirë të jenë vullnetarë duke ofruar kontributin e tyre personal në Institucionet e Përkujdesit Social për fëmijë, të moshuar, Persona me Aftësi të kufizuar, gra dhe vajza viktima të dhunës, etj.

Programi i bashkëpunimit me vullnetarët është i hapur, i organizuar dhe drejtuar sipas Planit të Vlerësimit të Nevojave dhe Ndërhyrjeve të vlerësuara nga strukturat e ShSSh. Që prej krijimit të tij, Regjistri Kombëtar i Vullnetarëve, është zgjeruar dhe aktualisht numëron 115 vullnetarë.

Nëse dëshiron të bëhesh vullnetar i SHSSH, lutem plotësoni formularin ketu dhe dërgojeni në adresën info@sherbimisocial.gov.al.