Në Shtëpinë e Foshnjës “Hannah dhe Rozafa” është zhvilluar festa e lamtumirës për një foshnjë e cila është birësuar dhe ka tashmë një vatër të ngrohtë familjare në Kanada.

Çdo fëmijë meriton një familje dhe këto raste tregojnë gjithnjë e më tepër se si ka marrë jetë procesi i de-institucionalizimit, i cili për ne është proces shumë i rëndësishëm.

Prindërit birësues të foshnjës kanë qënë mbështetës të vazhdueshëm të institucionit. Edhe në këtë ditë ata kanë dhuruar medikamente dhe dhurata për të gjithë foshnjat e tjera, si edhe kanë dhënë kontributin e tyre në rinovimin e një pjese të institucionit.

Dëshiroj të shpreh mirënjohje edhe për një grup të rinjsh që u bënë pjesë e aktivitetit duke luajtur dhe lexuar përralla për fëmijët.

Vogëlush shumë urime dhe jetë të lumtur pranë familjes tënde të re e të bukur!