Gjatë muajit Prill Drejtoresha e Përgjithshme e SHSSH, Luneda Sufali, ishte e pranishme në Panairin ndërgjegjësues për Autizmin në Elbasan. Ky ishte një nga shumë aktivitet e organizuara në të gjithë Shqipërinë gjatë muajit prill, që njihet dhe si Muaji i Ndërgjegjësimit mbi Autizmin.
Gjatë vizitës Znj. Sufali u shpreh: “Të vizitoja panairin e organizuar nga Bashkia Elbasan në bashkëpunim me institucione publike, jo publike apo qendra të ndryshme ishte një mundësi e mirë për t’i falenderuar nga afër për punën fantastike që bëjnë çdo ditë të vitit në shërbim të personave të prekur nga çrregullime të spektrit autik, dhe dashurinë që u ofrojnë atyre”.
Elbasani është një nga qarqet me më shumë qendra zhvillimi private dhe publike për personat e prekur nga çrregullime të spektrit autik, duke u bërë model për t’u ndjekur nga kushdo që i është bashkuar kauzës në shërbim të personave me çrregullime të spektrit autik.
#SHSSH do të vazhdojë bashkëpunimin me bashkitë e vendit, organizatat jo-fitimprurësë në mbështetje të personave me çrregullime të spektrit autik për fuqizimin e tyre drejt një jetese të pavarur