Ngjarjet e fundit në Fier e Korcë na kanë shokuar të gjithëve. Janë jetë të humbura, që të gjithë bashkë mund t”ua kishim parandaluar fundin tragjik. Eshtë një ditë për të reflektuar të gjithë, çfarë duhet të ndryshojmë, çfarë duhet të përmirësojmë. Jemi në proces të ashpërsimit të ligjit. Por, të bindur se vetëm ligji nuk mjafton, duhet të ngrihemi në këmbë si shoqëri për të mbrojtur jetën, për të mbrojtur familjen. Duhet ta denoncojmë dhunën edhe në shfaqjen e saj më të vogël. Duhet ta ndryshojmë njëherë e përgjithmonë mentalitetin se fajtori është e dhunuara dhe jo dhunuesi.