Në kuadër të bashkëpunimit midis Shërbimit Social Shtetëror dhe “Terre des hommes” me synim përmirësimin e ofrimit të shërbimeve të kujdesit dhe mbrojtjes për fëmijët në Institucionet e Përkujdesit Shoqëror, përmes forcimit të kapaciteteve të stafit, për të garantuar ofrimin e shërbimeve cilësore në interesin më të lartë të fëmijëve, bazuar në standartet e shërbimeve shoqërore, në 11 Nëntor 2015, në ambientet e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, u organizua trajnimi me temë” “Mbrojtja e Fëmijëve nga Abuzimi –Njohja me Politikën per Mbrojtjen e Fëmijeve, Standarte dhe Procedurat “ Ti mbajmë fëmijët e Sigurt”.

Në trajnim morën pjesë 24 pjesëmarrës – staf përkujdesës , kujdestarë gjithashtu kuzhinier, sanitarë, staf i ruajtjes dhe sigurisë fizike, nga Institucionet e përkujdesit Shoqëror “Zyber Hallulli” dhe “Hana Rozafa”, të cilët morën njohuri të thelluara mbi konceptin e mbrojtjes së fëmijeve nga format e abuzimit, bazën ligjore ndërkombëtare dhe kombëtare, standarte dhe procedura që garantojnë respektimin e të drejtës të fëmijëve për të qënë të mbrojtur nga cfarë do lloj forme dhune, keqtrajtimi dhe abuzimi.

Përmes ushtrimeve dhe punës në grupe, u diskutua dhe reflektua mbi zbatimin e Politikes për Mbrojtjen e Fëmijeve, procedura dhe standarte si ti mbajmë fëmijët e sigurt. Trajnime me këtë fokus do të vazhdojnë me të gjithë personelin në të gjithë institucionet e përkujdesit Shoqëror për fëmijët, për ta garantuar ofrimin e shërbimeve cilësore për fëmijët.