Tetori është Muaji i Ndërgjegjësimit kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Shërbimi Social Shtetëror është angazhuar, përmes të gjitha Drejtorive Rajonale në të gjithë Shqipërinë, në rritjen e ndërgjegjësimit dhe informimit mbi format dhe zhdukjen e fenomenit të trafikimit. Drejtoritë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, si edhe Qendra Kombëtare e Trajtimit të Viktimave të Trafikimit, kanë realizuar sesione informimi dhe kanë shpërndarë fletë-palosje në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme jo vetëm në qytete, por edhe në fshatrat më të thella. Mund t’i themi STOP trafikimit duke e njohur atë!