Njoftim:

Lista e kandidatëve fitues për pozicionin e lirë, Specialist (Punonjës Social), kategoria e pagës IV-b, në Sektorin e Shërbimeve Shoqërore, në Drejtorinë Rajonale të SHSSH Fier, të cilët zhvilluan intervistën në datë 21.09.2018, të renditur sipas rendit alfabetik, janë:

  • 1.Albert Sema
  • ________________________________

Njoftim:

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Specialist (Punonjës Social) në Sektorin e Shërbimeve Shoqërore në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Fier, është/janë:

1.      Albana Xhufi;

2.      Albert Sema.

Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 20.09.2018, ora 10:30, në ambjentet e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH).

“Rr.Durrësit,nr.83, Tiranë”,www.sherbimisocial.gov.al

____________________________________________________

Shërbimi Social Shtetëror në zbatim të V.K.M. Nr.135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Specialist (Punonjës Social) në Sektorin e Shërbimeve Shoqërore në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror:

Fier

Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

  1. · Të jetë shtetas shqiptar.
  2. · Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  3. · Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë.
  4. · Të ketë eksperiencë pune mbi 1 vit në profesion.
  5. · Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit.
  6. · Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave.
  7. · Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale.
  8. · Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 14.09.2018, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim,

- Curriculum Vitae të detajuar,

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave,

- Fotokopje të librezës së punës,

- Fotokopje të kartës së identitetit,

- Dëshmi penaliteti,

-Çertifikatë familjare,

- Vërtetim banimi,

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore,

- Certifikata të kualifikimeve,

- Referenca pune.

Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin Aplikim për punësim. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë.

Pas verifikimit paraprak në datën 19.09.2018, do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

  1. Njohuri mbi Ligjin Nr. 9355, datë 10.03.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar.
  2. Njohuri mbi VKM Nr. 658, datë 17.10.2005, “Për standartet e shërbimeve shoqërore”.
  3. Njohuri mbi Ligjin Nr.425, datë 27.06.2012, i ndryshuar, “Për përcaktimin e kritereve dhe të dokumentacionit të nevojshëm për pranimin e personave në institucionet rezidenciale publike dhe jo publike të përkujdesjes shoqërore”.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën  www.sherbimisocial.gov.al