Njoftim

Lista e kandidatëve fitues për pozicionet e lira, specialist (Punonjës Social), kategoria e pagës IV-b, në Shtëpinë e Fëmijëve për Grupmoshën 16-18 vjeç, Shkodër, të cilët zhvilluan intervistën në datë 04.09.2018, të renditur sipas rendit alfabetik, janë:

1. Blerina Kraja;
2. Elidona Çekini;
3. Julian Jana.

 

Njoftim

Lista e aplikantëve të kualifikuar për pozionin e lirë, Specialist (Punonjës Social), në Shtëpinë e Fëmijëve për grupmoshën 16 – 18 vjeç, Shkodër.

Intevistat do të zhvillohen ditën e martë datë 04.09.2018, pranë Shërbimit Social Shtetëror, Tiranë .

Intervistat fillojnë në orën 12:30.

Aplikantët e kualifikuar:

  1. Arian Naipi
  2. Julian Jana
  3. Elidona Çekini
  4. Blerina Kraja
  5. Edona Mulla

 

_____________________________________________________________

Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për 9 (nëntë) vende të lira të punës në pozicionet:

Specialist (Punonjës Social), kategoria e pagës IV-b në: Shtëpinë e Fëmijëve për Grupmoshën 16 – 18 vjeç, Shkodër

Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

  • · Të jetë shtetas shqiptar.
  • · Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
    • · Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin  e Shkencave Sociale, dega Punë Sociale.
    • · Të ketë eksperiencë pune në profesion.
    • · Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit.
    • · Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave.
    • · Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale.
    • · Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 27.07.2018, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim,

- Curriculum Vitae të detajuar,

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave,

- Fotokopje të librezës së punës,

- Fotokopje të kartës së identitetit,

- Dëshmi penaliteti,

-Çertifikatë familjare,

- Vërtetim banimi,

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore,

- Certifikata të kualifikimeve,

- Referenca pune.

Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin “Aplikim për punësim”. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë.

Pas verifikimit paraprak në datën 31.07.2018, do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

1.  Legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjëndet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së.

2. Udhëzimin nr. 582, datë 18.12.2017, “Për Miratimin e Standardeve të Shërbimeve të Përkujdesit  Shoqëror, në Qëndrat Shtëpi Familje për Fëmijët 16 – 18 vjeç” .

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën  www.sherbimisocial.gov.al