Njoftim
Lista e kandidatëve fitues për pozicionin e lirë, Specialist (Psikolog), kategoria e pagës IV-b, në Shtëpinë e Fëmijëve për Grupmoshën 16-18 vjeç, Shkodër, të cilët zhvilluan intervistën në datë 04.09.2018, të renditur sipas rendit alfabetik, janë:
1. Arjet Pervizi;
2. Blerina Balaj;
3. Estela Pemaj;
4. Ingrit Bilali.
_______________________________________
Njoftim
Lista e aplikantëve të kualifikuar për pozionin e lirë, Specialist (Psikolog), në Shtëpinë e Fëmijëve për grupmoshën 16 – 18 vjeç, Shkodër.
Intevistat do të zhvillohen ditën e martë datë 04.09.2018, pranë Shërbimit Social Shtetëror, Tiranë .
Intervistat fillojnë në orën 12:30.
Aplikantët e kualifikuar:
- Blerina Balaj
- Estela Pemaj
- Ingrid Bilali
- Arjet Pervizi
__________________________________________________________________
Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:Specialist (Psikolog), kategoria e pagës IV-b në:
Shtëpinë e Fëmijëve për Grupmoshën 16 – 18 vjeç, Shkodër:
Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:
· Të jetë shtetas shqiptar.
· Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
· Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Shkencave Sociale, dega Psikologji.
· Të ketë eksperiencë pune në profesion.
· Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit.
· Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave.
· Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale.
· Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 27.07.2018, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim,
- Curriculum Vitae të detajuar,
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave,
- Fotokopje të librezës së punës,
- Fotokopje të kartës së identitetit,
- Dëshmi penaliteti,
-Çertifikatë familjare,
- Vërtetim banimi,
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore,
- Certifikata të kualifikimeve,
- Referenca pune.
Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin “Aplikim për punësim”. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë.
Pas verifikimit paraprak në datën 31.07.2018, do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
1. Legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjëndet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së.
2. Udhëzimin nr. 582, datë 18.12.2017, “Për Miratimin e Standardeve të Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror, në Qëndrat Shtëpi Familje për Fëmijët 16 – 18 vjeç” .
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al