Njoftim:

Lista e kandidatëve fitues për pozicionin e lirë, Specialist (Mjek), kategoria e pagës IV-b, në Sektorin e Shërbimeve Shoqërore, në Drejtorinë Rajonale të SHSSH Durrës, të cilët zhvilluan intervistën në datë 21.09.2018, të renditur sipas rendit alfabetik, janë:

  1. Çeljeta Gjolla

_____________________________

Njoftim:

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Specialist (Mjek) në Sektorin e Shërbimeve Shoqërore në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Durrës është/janë:

1.      Çeljeta Gjolla.

Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 20.09.2018, ora 10:00, në ambjentet e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH).

“Rr.Durrësit,nr.83, Tiranë”,www.sherbimisocial.gov.al

_____________________________________________________

 

Shërbimi Social Shtetëror në zbatim të VKM Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, shpall konkurimin për vendin e lire të punës në pozicionin:

 Specialist (Mjek) në Sektorin e Shërbimeve Shoqërore në Drejtoritë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror:

Durrës

Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të ketë përfunduar Fakultetin e Mjekësisë.
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune.
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit.
  • Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave.
  • Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale.
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

 

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 14.09.2018, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim,

- Curriculum Vitae të detajuar,

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave,

- Fotokopje të librezës së punës,

- Fotokopje të kartës së identitetit,

- Dëshmi penaliteti,

-Çertifikatë familjare,

- Vërtetim banimi,

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore,

- Çertifikata të kualifikimeve,

- Referenca pune.

Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin Aplikim për punësim. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë.

Pas verifikimit paraprak në datën 19.09.2018, do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të ciat kanë të bëjnë me:

1.Të njohë Legjislacionin në fushën e Aftësisë së Kufizuar, Ligjin, Nr. 9355, datë 10.03.2005, “Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore”.

3. VKM.618 dt.07.09.2006, “Për përcaktimin e kritereve, dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuar”.

4. Ligji Nr. 47/2014, Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën ekonomike dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar.

5.VKM.31 datë. 20.01.2001, “Për përfitimet nga Statusi i Invalidit Para – Tetraplegjigjik”.

6. VKM.78 dt.07.02.2007, “Për përfitimin e një pakete të veçantë Higjeno – Sanitare”.

7. VKM.277 dt 18.06.97,  “Për përfitimet nga Statusi i të Verbërit”.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën  www.sherbimisocial.gov.al.