Njoftim:

Kandidatit fitues për pozicionin e lirë Specialist (finance) kategoria e pagës IV-b, në Shtëpinë e Fëmijëve për Grupmoshën 16-18 vjeç Shkodër, është:

1. Xhoana Molla

______________________

Njoftim:

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Specialist (Finance), është/janë:

1.      Evans Nurja;

2.      Xhoana Molla.

Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 09.10.2018, ora 12:00, në ambjentet e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH).​

 

__________________________________________________________

Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Specialist (Finance), kategoria e pagës IV-b, në:

Shtëpinë e Fëmijëve për Grupmoshën 16 – 18 vjeç

Shkodër

Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

· Të jetë shtetas shqiptar;

· Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

· Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin  e Shkencave Ekonomike, dega Financë;

· Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vite në profesion;

· Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;

· Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;

· Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

· Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 05.10.2018, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim;

- Jetëshkrimin (CV);

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

- Fotokopje të librezës së punës;

- Fotokopje të kartës së identitetit;

- Dëshmi penaliteti;

- Certifikatë familjare;

- Vërtetim banimi;

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;

- Certifikata të kualifikimeve;

- Referenca pune.

Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin Aplikim për punësim.

Pas verifikimit paraprak në datën 08.10.2018, do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuritë specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
1. Njohuri mbi ligjin 9936 datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”;

2. Njohuri  mbi ligjin 10296 datë 07.07.2010, ”Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”;

3. Njohuri mbi ligjin 9643 datë  20.11.2006, “Për prokurimin publik” i ndryshuar.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al