Njoftim

Lista e kandidatëve fitues për pozicionin e lirë, specialist (Finance), kategoria e pagës IV-b, në Shtëpinë e Fëmijëve për Grupmoshën 16-18 vjeç, Shkodër, të cilët zhvilluan intervistën në datë 04.09.2018, të renditur sipas rendit alfabetik, janë:

1.      Ersida Zeka.

______________________________________

Njoftim

Lista e aplikantëve të kualifikuar për pozionin e lirë, Specialist (finance), në Shtëpinë e Fëmijëve për grupmoshën 16 – 18 vjeç, Shkodër.

Intevistat do të zhvillohen ditën e martë datë 04.09.2018, pranë Shërbimit Social Shtetëror, Tiranë .

Intervistat fillojnë në orën 12:30.

Aplikantët e kualifikuar:

  1. Ilda Smakaj
  2. Eltjon Duraku
  3. Erseda Zeka

____________________________________________________________________

Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:   Specialist (Finance), kategoria e pagës IV-b në:  Shtëpinë e Fëmijëve për Grupmoshën 16 – 18 vjeç  Shkodër:

Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

  • · Të jetë shtetas shqiptar.
  • · Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
    • · Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin  e Shkencave Ekonomike, dega Financë.
    • · Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vite në profesion.
    • · Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit.
    • · Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave.
    • · Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale.
    • · Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 27.07.2018, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim,

- Curriculum Vitae të detajuar,

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave,

- Fotokopje të librezës së punës,

- Fotokopje të kartës së identitetit,

- Dëshmi penaliteti,

-Çertifikatë familjare,

- Vërtetim banimi,

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore,

- Certifikata të kualifikimeve,

- Referenca pune.

Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin Aplikim për punësim”. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë.

Pas verifikimit paraprak në datën 31.07.2018, do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

1. Njohuri mbi ligjin 9936 datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”.

2. Njohuri  mbi ligjin 10296 datë 07.07.2010, ”Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”.

3. Njohuri mbi ligjin 9643 datë  20.11.2006, “Për prokurimin publik” i ndryshuar.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën  www.sherbimisocial.gov.al