br1

Nuk ka ditë pushimi kur bëhet fjalë që SHSSH të jetë pranë njerëzve në nevojë.

Drejtoria Rajonale SHSSH Berat pas referimit nga Drejtoria e Policisë Vendore të rastit të Sherif Shani 82 vjeç, ka mundësuar sistemimin e këtij të fundit në Shtëpinë e të Moshuarve Poliçan.

Z. Shani jetonte i vetmuar, dhe duke u ngrohur kishte pësuar djegie të lehtë tek këmbët, por Forcat e Policisë kanë mbërritur në kohë për të shmangur tragjedinë, duke e dërguar tek Urgjenca e Spitalit Rajonal Berat dhe duke i ofruar ndihmën e parë mjekësore.

Duke filluar që nga sot, Sherifi do të jetojë në Shtëpinë e të Moshuarve Poliçan me bashkëmoshatarët e tij, në përkujdesjen shoqërore dhe mjekësore të stafit të qendrës.

Faleminderit stafit të SHSSH Berat, Spitalit Rajonal Berat, Drejtorisë Policisë Berat dhe Shtëpisë së Moshuarve për bashkëpunimin efikas.

#SHSSH një familje e madhe, ekip i përkushtuar!