#SHSSH i’u përgjigj thirrjes së #MSHMS për t’iu bashkuar fushatës së dhurimit të gjakut. Stafi i #SHSSH ishte i pranishëm në ambjentet e #MSSH, ku të asistuar nga mjekët specialistë dhuruan gjak për t’u ardhur në ndihmë personave që kanë nevojë.
#SHSSH beson se shërbimi ndaj njerëzve në nevojë si familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, apo fëmijët pa kujdes prindëror, duhet të jetë i vazhdueshëm. Një shoqëri e zhvilluar dhe e qëndrushme është e tillë kur është e shëndetshme jo vetëm ekonomikisht, por mbi të gjitha fizikisht.
#SHSSH fton të gjithë qytetarët që të dhurojnë gjak, për të shpëtuar secili prej nesh 3 jetë.
Pse shpëtoni 3 jetë në 10 minuta? – sepse në një njësi gjak që ju dhuroni ju shpëtoni 3 jetë nëpërmjet ndarjes së tij në komponentë dhe produkte të tij si rruaza të kuqe, plazëm dhe trombocite. Fushata e dhurimit të gjakut vazhdon deri në 4 korrik.
#SHSSH dhe #MSHMS është një familje e madhe, ekip i përkushtuar.