Njoftim

Kandidati fitues per pozicionin Edukator ne Shtepine e Femijeve Shkollor Tiranë është:

Bora Osmani

___________

Njoftim

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Edukator ne Shtepine e Femijeve Shkollor Tiranë është/janë :

  1. Denisa Nushi
  2. Bora Osmani

Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 06.10.2020, ora 11:00, online.

__________

Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për pozicionin e lirë të punës:

Edukator në Shtëpinë e fëmijëve Shkollor Tiranë.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:

• Të jetë shtetase shqiptare;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Shkencave të Edukimit /Shkenca Shoqërore
• Të ketë trajnime për çështje të fëmijëve (trajnim i çertifikuar);
• Të ketë eksperiencë pune;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të mos jetë e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• Të mos ketë masë disiplinore në fuqi nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 01.10.2020, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:

• Kërkesën për aplikim;
• Jetëshkrim (CV);
• Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
• Fotokopje të librezës së punës;
• Fotokopje të kartës së identitetit;
• Dëshmi penaliteti ose deklarim të gjendjes gjyqësore;
• Raport mjekësor që vërteton gjendjen e saj shëndetësore;
• Çertifikata të kualifikimeve;
• Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 02.10.2020, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si edhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

• Ligjin Nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”;
• ligjin nr. 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”.
• VKM vendimit nr. 659, datë 17.10.2005 “Për standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale”.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si edhe datën kur do zhvillohet intervista, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al