Njoftim

Kandidati fitues per pozicionin  Specialist (Mjek), në Qendrën Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit është:

Denisa Spahiu

________________

Njoftim

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Specialist (Mjek), në Qendrën Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit  është/janë:

1. Denisa Spahiu

Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 30.09.2020, ora 10:00, online.

___________________

Në zbatim të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për pozicionin e lirë të punës:

Specialist (Mjek), në Qendrën Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit:

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:

• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Mjekësisë;
• Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale;
• Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda dates 23.09.2020, në Drejtorinë Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV);
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Çertifikatë familjare;
- Vërtetim banimi;
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
- Çertifikata të kualifikimeve;
- Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 25.09.2020, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

1. Ligji Nr.9131, datë 8.9.2003 “Per rregullat e etikes ne administraten publike”
2. Ligji Nr. 57/2019, “ Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”,

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al