Njoftim

Kandidati fitues per pozicionin  Specialist  ne Shtepine e Femijeve Shkollor Tirane​, është:

Matilda Isai

____________________

Njoftim

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Specialist (Punonjes Social) ne Shtepine e Femijeve TiraneTirane​, është/janë:

  1. Ervisa Vreshtazi;
  2. Matilda Isai;
  3. Ermira Lata;
  4. Aleksander Elezi;
  5. Enkeleda Kollarja.

Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 07.08.2020, ora 10:00, online.

___________________________

Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” , Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendet e lira të punës në pozicionin:

2 (Dy) Specialist (Punonjës Social) në Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë Tiranë

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:

• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkencave Sociale;
• Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 27.07.2020, në Drejtorinë Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV);
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim banimi;
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
- Certifikata të kualifikimeve;
- Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 29.07.2020, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

1. Ligjin nr. 121/2016 “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”;
2. Njohuri mbi ligjin nr. 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”.
3. Vendimi nr. 659, datë 17.10.2005 “Për standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale”;

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al