Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” dhe Urdhërit nr. 299, datë 08.05.2020 “Për shtrirjen e sistemit të vleresimit bio-psiko-social të aftësisë së kufizuar dhe krijimin e infrastrukturës së nevojshme në qarqet Durrës dhe Elbasan”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

3 (tre) Specialist (Punonjës Social) 8 orë/ditë, kontratë deri në fund të vitit 2020, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Durrës.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:

• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin në Fakultetin Shkencave Sociale/Dega Punë Sociale, Master Profesional;
• Të ketë minimum 1 (një) vit eksperiencë pune në profesion;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 22.06.2020, në Drejtorinë Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV);
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim banimi;
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
- Certifikata të kualifikimeve;
- Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 24.06.2020, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjitshme, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

1. Njohuritë mbi legjislacionin në fushën e Aftësisë së Kufizuar, ligjin, nr. 9355, datë 10.03.2005, “Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore”, i ndryshuar;
2. Vendimi nr. 431, datë 08.06.2016 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit, procedurave dhe të masës për përfitimin e pagës së aftësisë së kufizuar e të ndihmësit personal dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre në zonat pilot”, i ndryshuar.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al