Njoftim
Kandidati fitues për pozicionin e lirë të punës Përgjegjës i Sektorit Social në Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë Tiranë është:
Erjola Dajlanaj
_____________________
Njoftim
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Pergjegjes i Sektorit Social ne Shtepine e Femijeve Shkollor Tirane, është/janë:
- Erjola Dajlanaj;
- Fllogerta Koçi.
Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 19.06.2020, ora 11:00, në ambjentet e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH)
_____________________
Në mbështetje të VKM Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:
Përgjegjës i Sektorit Social, në Shtëpinë e Fëmijëve Shkollor Tiranë.
Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkenca Sociale, Niveli i edukimit /Master Shkencor;
- Preferohet të ketë eksperiencë;
- Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
- Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 10.03.2020, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim;
- Jetëshkrimi (CV);
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Çertifikatë familjare;
- Vërtetim banimi;
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
- Çertifikata të kualifikimeve;
- Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 12.03.2020, do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Shërbimit Social Shtetëror, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
- Njohuri mbi Ligjin Nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”;
- Vendimi nr. 659, datë 17.10.2005 “Për standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al.