Njoftim

Konkursi u mbyll pa aplikant

__________________

Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” dhe VKM Nr. 47, datë 22.01.2020 “ Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2020, në njësitë e qeverisjes qendrore”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për:

2 Mjek, 8 orë/ditë për 6 muaj në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Tiranë.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Mjekësisë;
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
  • Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale;
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda dates 19.02.2020, në Drejtorinë Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim;

- Jetëshkrimin (CV);

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

- Fotokopje të librezës së punës;

- Fotokopje të kartës së identitetit;

- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

- Çertifikatë familjare;

- Vërtetim banimi;

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;

- Çertifikata të kualifikimeve;

- Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 21.02.2020, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

1.      Ligji Nr. 57/2019,  “ Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”;

2.      VKM Nr. 722, datë 11.11.2019, “ Për përcaktimin e masës, të kritereve, proceduarve dhe dokumentacionit për vlerësimin dhe përfitimin e aftësisë së kufizuar e të ndihmësit përsonal, dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre”;

3.      V KM Nr.277 datë 18.6.1997, “Për përfitimet nga statusi i të verbrit”, i ndyshuar.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al