Njoftim

Kandidati fitues per pozicionin e lire te punes Pergjegjes i Sektorit Social ne Qendren e Zhvillimit Tirane eshte:

1. Orjola Rrokaj

_________________

Njoftim

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Përgjegjës i Sektorit Social, në Qendrën e Zhvillimit Tiranë​, është/janë:

  1. Flogerta Koçi;
  2. Oltjana Taçe;
  3. Orjola Rrokaj.

Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 17.02.2020, ora 11:30, në ambjentet e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH)

______________________

Në mbështetje të VKM  Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Përgjegjës i Sektorit Social, në Qendrën e Zhvillimit Tiranë, kategoria e pagës IV-a.

Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkenca Sociale, Niveli i edukimit /Master Shkencor;
  4. Preferohet të ketë eksperiencë;
  5. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
  6. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
  7. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  8. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 10.02.2020, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:

  1. Kërkesën për aplikim;
  2. Jetëshkrimi (CV);
  3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
  4. Fotokopje të librezës së punës;
  5. Fotokopje të kartës së identitetit;
  6. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Çertifikatë familjare;
  8. Vërtetim banimi;
  9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
  10. Çertifikata të kualifikimeve;
  11. Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 12.02.2020, do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Shërbimit Social Shtetëror, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

  1. Vendim nr. 822, datë 6.12.2006 “Për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror për personat me aftësi të kufizuar, në qendrat rezidenciale dhe ditore”;
  2. Njohuri mbi Ligjin Nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”;
  3. Vendimi nr. 659, datë 17.10.2005 “Për standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale”;
  4. Njohuri mbi ligjin nr. 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën  www.sherbimisocial.gov.al.