Njoftim
Kandidati fitues për pozicionin Kujdestar ne Shtepine e Femijeve Shkollor Tiranë, është:
Majlinda Kadriu
__________________
Njoftim
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Kujdestar ne Shtepine e Femijeve Shkollor Tiranë, është/janë:
- Majlinda Kadriu
Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 05.02.2020, ora 10:00, në ambjentet e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH)
__________________
Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:
Kujdestar në Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë, Tiranë.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:
• Të jetë shtetase shqiptare;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin e mesëm / preferohet infermieri;
• Të ketë trajnime për çështje të fëmijëve, preferohet të jenë trajnime të çertifikuara;
• Të ketë eksperiencë pune;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të mos jetë e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• Të mos jetë dhënë ndaj saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 02.02.2020, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:
• Kërkesën për aplikim;
• Jetëshkrim (CV);
• Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
• Fotokopje të librezës së punës;
• Fotokopje të kartës së identitetit;
• Dëshmi penaliteti ose deklarim të gjendjes gjyqësore;
• Raport mjekësor që vërteton gjendjen e saj shëndetësore;
• Çertifikata të kualifikimeve;
• Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 04.02.2020, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si edhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
• Njohuri specifike të vendimit nr. 659, datë 17.10.2005 “Për standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale”.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si edhe datën kur do zhvillohet intervista, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al