Njoftim
Kandidati fitues për pozicionin Specialist IT në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, është:
1. Bledar Hoxha
___________________________
Njoftim
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Specialist (IT) në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, është/janë:
- Bledar Hoxha:
Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 03.02.2020, ora 10:00, në ambjentet e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH)
__________________________
Në mbështetje të VKM Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:
Specialist (IT) në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Tiranë,
Kategoria e pagës IV-b.
Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:
1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkenca Kompjuterike/IT/TIK/Ing. Elektronike;
4. Niveli i arsimimit preferohet niveli Master;
5. Preferohet të ketë eksperiencë pune;
6. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
7. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
9. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 28.01.2020, Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:
1. Kërkesën për aplikim;
2. Jetëshkrimi (CV);
3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
4. Fotokopje të librezës së punës;
5. Fotokopje të kartës së identitetit;
6. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Çertifikatë familjare;
8. Vërtetim banimi;
9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
10. Çertifikata të kualifikimeve;
11. Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 30.01.2020, do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të SHSSH-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
1. Njohuri të ligjit nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
2. Ligji nr. 57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”;
3. Vkm nr. 597, date 04.09.2019 “Per percaktimin e procedurave te dokumentacionit dhe te mases mujore te perfitimit te ndihmes ekonomike dhe perdorimit te fondit shtese mbi fondin e kushtezuar per ndihmen ekonomike”.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al.